Erik ten Hag e konsideron të papranueshme sjelljen e Cristiano Ronaldo.
Raportet mes Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo kanë filluar të thyhen në hapat e parë të tentimit për të ndërtuar një raport.
Ylli portugez luajti në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, por pas përfundimit të pjesës së parë la stadiumin dhe iku në shtëpi.
“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Ten Hag, lidhur me rastin në fjalë.
“Ju them atyre se është e papranueshme. Ne jemi skuadër, jemi ekipë. Duhet të qëndroni deri në fund”, shtoi holandezi.
Mbetet të shihet nëse Ten Hag do të aplikojë masa ndëshkuese ndaj CR7, për rastin në fjalë.
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...