Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon një video me momentet e tij më të mira

17:02 | 3 Mars 2026
D.H

Gardiani i Kosovës, Aro Muric i huazuar tek Sassuolo këtë edicion, ka qenë vendimtar në shumë ndeshje të klubit të tij këtë edicion në Serie A, ku me pritjet e tij skuadra italiane ka marrë rezultate pozitive.

Në prag të ndeshjes së marsit me Sllovakinë, ai ka treguar vlerat e tij edhe në takimin e fundit të Sassuolos ndaj Atalantas, shkruan Arbresh.info.

Sassuolo fitoi 2-1 teksa ishte me një lojtar më pak për më shumë se 75 minuta.

Portieri i Kosovës shkëlqeu në këtë ndeshje duke bërë gjashtë pritje, pesë nga to brenda zonës së rrezikshme.

Ai u vlerësua si lojtari i ndeshjes, teksa nga SofaScore pati notën 9.5. Ditën e sotme, Sassuolo ka publikuar një video me pritjet sensacionale të portierit dardan në këtë sfidë.

“Nuk e di më çfarë është normale”, shkruhet në postimin e klubit italian.

VIDEO

Në 26 ndeshje këtë edicion, Aro ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime. Sassuolo ndodhet në pozitën e nëntë me 38 pikë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme