Tefik Çanga ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Vushtrrisë në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të çilët shënuan në minutën e tetë me Shurdhiqin, për t’i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, vendasit barazuan rezultatin me golin e Lone Ditwa.
Po i njëjti futbollist në minutën e pestë shtesë të kohës së rregullt, shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Tefik Çangën.
Me këtë triumf, Tefik Çanga ngritët në krye të tabelës me 16 pikë, së bashku me Vëllaznimin, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur. Teksa, vushtrriasit mbeten të tretin me 13 sosh.
Ndeshjet e tjera të Ligës së Parë do të luhen nesër me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...