Njëri nga faktorët prapa vendimit të Cristiano Ronaldos për largim nga Real Madridi për transferim te Juventusi është fakti se mund të fitoj më shumë para në Itali sesa në Spanjë, ka thënë presidenti i La Ligas – Javier Tebas.
Presidenti i ligës beson se çështja e taksave në Spanjë ka kontribuar në vendimin e lojtarit për largim nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
“Ai do të fitoj më shumë të holla sesa këtu”, ka thënë Tebas për bartësin e fanellës me numër 7 në një event provimi për dokumentarin ‘Six Dreams’.
“Mendoj se çështja fiskale e favorizoi atë për të shkuar në Itali. Këtu në Spanjë, ne kemi një problem me konkurrencën fiskale”
“Nga ligat më të mëdha, Spanja është vendi ku lojtarët kanë situatat më të tmerrshme me taksa”
“Nuk është që diku tjetër niveli është shumë më i dobët, por kur ju fitoi shuma dukshëm më të mëdha, atëherë këto gjëra të vogla kur përkthehen do të thonë shuma të mëdha”
Ronaldo ishte prezantuar si lojtar i Juventusit të hënën./arbresh.info/
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus