Shorti i Kupës së Kosovës në futboll do të mbahet të mërkurën në selinë e FFK-së.
Ky short do të nis nga ora 12:00, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimin në webin zyrtar të tyre.
“Komisioni i Garave njofton klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është Prishtina./Arbresh.info/
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat