Të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja e dytë e finales së Play -Off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri takohen Vushtrria e Istogu.
Istogu të shtunën e fitoi bindshëm ndeshjen e parë dhe një fitore tjetër apo një barazim do t’ia siguronte titullin. Istogaset kanë fituar 25 ndeshjet e deritashme në kuadër të kampionatit. Në Vushtrri udhëtojnë për të shënuar fitoren e 26-të dhe për ta festuar titullin e kampionit.
Plane tjera ka skuadra vendase, Vushtrria. Ndonëse ka humbur përballje e këtij edicioni me Istogun, Vushtrria do të jap më të mirën e mundshme për të shënuar fitore dhe për ta dërguar finalen në ndeshjen e tretë, që do të luhej në Istog.
Pritet një ndeshje e bukur dhe cilësore, që do të jetë e denjë për fazën përmbyllëse të kampionatit.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...