Transferimi i Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United në LA Galaxy tashmë është konfirmuar.
Suedezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Old Trafford pavarësisht lëndimit që pësoi në fund që e ndaloi të ketë ndikim në klub edhe këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic shënoi një numër të madh golash duke marrë parasysh transferimin e tij falas duke përfunduar sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i United me gjithsej 28 gola në të gjitha kompeticionet.

Kontributi i tij gjithashtu luajti një rol të madh në fitoren e tre titujve të “Djajve të Kuq” në sezonin e kaluar duke shënuar në finale të ‘Community Shield’ kundër Leicester Cityt dhe në finale të “EFL Cup’ kundër Southamptonit.
Ibrahimovic shënoi pesë gola gjithashtu në Evropa Ligë, edhe pse nuk arriti të jetë pjesë e klubit në fitoren kundër Ajaxit në finale të kompeticonit./arbresh.info/
Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha golat dhe asistime e tij në fanellën e Man Utd:
https://www.youtube.com/watch?v=hWecQP7VAHw
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...