Përballja mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” është ndezur ende pa filluar.
Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit E vendos kosovarët e përfaqësueses helvete kundër Serbisë dhe derisa jemi në prag të ndeshjes, gjërat kanë filluar të nxehen, shkruan portali arbresh.info.
Granit Xhaka, njëri nga katër futbollistët e Zvicrës të përzgjedhur për turneun madhështor në Rusi, është shprehur plotësisht i gatshëm para ndeshjes duke paralajmëruar se “nuk do të dorëzohen asnjëherë”.
“Të fokusuar plotësisht dhe gatshëm për të luftuar në ndeshjen tonë të ardhshme. Asnjëherë nuk do të dorëzoheni, gjithmonë do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ylli i Arsenalit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.
26-vjeçari së bashku me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin pritet të jenë pjesë e formacionit startues për ndeshjen kundër Serbisë.
Takimi mes tyre zhvillohet të premten duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK