Të enjten do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll.
Në gjysmëfinalen e parë që do të luhet në Prishtinë, skuadra e Pro Bet Prishtinës e pret Trepçën me fillim nga ora 12:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Ndërkaq gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet në Pejë, ku Penza e pret Vëllaznimin në palestrën “Karagaçi”. Ky takim do të luhet duke filluar nga ora 18:00.
Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar është ekipi i Pro Bet Prishtinës.
Duhet theksuar se Final 8 i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në Suharekë prej 28 shkurt deri më 4 mars.
Më 4 mars do të luhen finalet në të dyja konkurrencat, ndërsa po këtë ditë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të organizoj Kuvendin e Punës.
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...