Kosova mbrëmë luajti baras 1-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës në sfidën e vlefshme për xhiron e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Si zakonisht për Zvicrën u paraqit mbrëmë edhe ylli shqiptar njëherit kapiteni i kombëtares zvicerane Granit Xhaka, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo paraqitje e tij u shoqërua me vërshëllima nga disa tifozë shqiptar në stadium.
Kjo u shoqërua me reagime të shumta nëpër media e me deklarata të forta pas ndeshjes. Edhe vet Xhaka tha se i dhemb një gjë e tillë por që është pjesë e futbollit, dhe i duhet të pajtohet.
Ndërkohë sot përmes një postimi në ‘InstaStory’ reagoi edhe Taulant Xhaka, vëllai i Granitit.
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar