Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare dhe trajneri Simeone Inzaghi kanë konfirmuar transferimin e mesfushorit të Manchester United-it, Andreas Pereira.
Marrëveshja për brazilianin është arritur, derisa Tare ka konfirmuar se pas dy ose tri ditëve do bëhet zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
“Pereira do transferohet në dy apo tri ditët e ardhshme”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, edhe Inzaghi është i lumtur për këtë transferim.
“E njoh, është lojtar me kualitet që mund të na ndihmojë shumë. Nuk dua të flas shumë për lojtarët që ende s’kanë nënshkruar, jemi me fat që kemi Tare që e di çfarë duhet të bëj. Do shohim nëse arrin ose jo”, theksoi trajneri.
Ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja për pagesën e lojtarit, që edicionin e kaluar ka bërë 40 paraqitje për “Djajtë e Kuq”./arbresh.info.
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...