Sulmuesi argjentinas Franco Mastantuono, vetëm 17 vjeç, ka përfunduar ekzaminimin mjekësor si lojtar i ri i Real Madridit, raporton Fabrizio Romano.
Kontrata deri në qershor të vitit 2031 do të nënshkruhet si hapi tjetër, dhe Mastantuono do t’i bashkohet ekipit të Real Madridit nga gushti.
Ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me ekipin e tij aktual, River Plate, dhe më pas do të udhëtojë për në Madrid.
Mastantuono u rrit në shkollën e të rinjve të River Plate, nga ku u transferua në ekipin e parë vitin e kaluar kur ishte vetëm 16 vjeç.
?? Franco Mastantuono has completed medical tests as new Real Madrid player as part of the plans.
Formal contract until June 2031 due to be officially signed next as @CLMerlo reports.
Mastantuono will play Club World Cup with River Plate… and then join Real from August. pic.twitter.com/L5mqBHOIYO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2025
Këtë sezon, ai luajti 19 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi shtatë gola dhe dha katër asistime.
Ai luajti për ekipin kombëtar të kadetëve të Argjentinës, pastaj për përzgjedhjen U-20, dhe pesë ditë më parë debutoi për seniorët e Argjentinës në moshën 17 vjeç. Vlera e tij në treg vlerësohet në 30 milionë euro.
ShBA vendos sanksione të reja që shënjestrojnë Hezbollahun d...
14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 4 vazhdojnë të jenë prob...
Presidenti i FIFA-s pa fjalë pas vdekjes së Diogo Jotas
Policia për zjarrin në Zonën Industriale në Prishtinë: Dëmet...
Nis rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit
Bashkimi bëhet me trajner të ri