Talebanët i kanë prerë kokën një volejbollisteje të re dhe fotot e kokës së saj i kanë postuar në median sociale.
Mahjabin Hakimi ishte një yll në rritje i ekipit të volejbollit të Kabulit. Por ajo u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, bëri të ditur trajneri i saj, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Vdekja e saj doli në dritë tani për shkak se militantët islamikë kishin kërcënuar familjen e saj që të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ndodhur. Pasi fotot e tmerrshme u postuan online, trajneri i saj vendosi të flasë.

“Të gjithë lojtarët dhe atletet janë në situatë shumë të vështirë. Janë të dëshpëruara dhe të frikësuara. Ato janë arratisur dhe jetojnë në vende të panjohura”.
Trajneri tha se Mahjabin ishte një nga dy vajzat e ekipit që nuk kishte arritur dot të largohej nga vendi kur pushtetin e morën talebanët.
Sipas ligjit të Sharias, talebanët nuk i lejojnë femrat që të luajnë spot apo të edukohen dhe të punojnë. /arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...