Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ndodhen për vizitë pune në Tiranë, të ftuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se presidenti Agim Ademi është në takim pune në Shqipëri, ku ka pasur disa takime, përcjell lajmi.net.
Me këtë rast presidenti Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, me të cilin kanë biseduar për projekte të përbashkëta dhe avancim të bashkëpunimit.
Krahas presidentit Ademi dhe z. Gravina, në Tiranë ndodhet edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Në darkën e përbashkët të cilën e shtroi presidenti Duka, krerët e katër federatave diskutuan format e partneritetit të mëtutjeshëm, derisa nesër do të mbahet takimi katërpalësh dhe më pas do të nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit.
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...