Skitari Albin Tahiri zë vendin e 45 nga 113 garues në garën kualifikuese të sllallomit të madh në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzo.
Albin Tahiri është renditur në vendin 45 në garën kualifikuese të disiplinës së sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.
Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.
Ai u kualifikua për garën kryesore të sllallomit të madh, që mbahet nesër. Albini do ta ketë numrin 92.
Garën e sotme nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.
Nga 113 garues, 78 sosh arritën t’i përfundojnë të dyja lëshimet, ndërsa të tjerët gabuan në lëshimin e parë ose të dytë.
Sot u mbajtën edhe garat e sllallimit të madh, konkurrenca e femrave, ku garuesja jonë, Fiona Blaka Rusta gaboi në lëshimin e parë. /Gazeta Express/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...