Llapi ka arritur të mposhtë Lirinë në Prizren dhe është ngritur në vendin e dytë.
Pas ndeshjes trajneri i Llapit Tahir Batatina, e ka cilësuar si stërvitje ndeshjen ndaj Lirisë, shkruan Arbresh.info.
“Sot kemi bërë stërvitje. Këta djem po ma shijojnë futbollin evropian, po ma shijojnë lojën të cilën e kam kërkuar. Djemtë janë më meritorët për këto rezultat”, ka thënë Tahir Batatina.
Tutje ai ka shtuar se skuadra e tij ka krijuar një mentalitet fituesi.
“Si skuadër kemi krijuar mentalitet fituesi. Skema e lojës tonë asnjëherë nuk është e njëjtë. Po bëhet një rotacion të cilën po e mbaj për vete dhe nuk po e zbuloj këtu. Është sistem bashkëkohor”, shtoi Batatina.
Ai nuk kurseu as lavdatat për lojtarin e tij Muhamet Hyseni të cilin e përgëzoi për golat e shënuar.
“Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por mendoj se duke dhënë maksimumin arritëm me shumë meritë fitore. Kur ke një lojtar si Muhamet Hyseni në skuadër, është lehtë të realizohen golat. E përgëzoj Muhamet Hysenin i cili nga çdo situatë mund të shënoj gol”, potencoi ai.
Për fund ai përgëzoi lojtarët, tifozët kryesinë dhe të gjithë ata që po i qëndrojnë afër Llapit në çdo ndeshje.
“Mund të them që dominuam tërë kohën, skuadra krijoi shumë dhe me meritë fituam lojën. Përgëzoj lojtarët, kryesinë për kushtet dhe tifozët ‘Legjendat’ që i kemi afër në çdo ndeshje”, përfundoi Tahir Batatina.
Llapi pas kësaj fitore është ngritur në vendin e dytë me 34 pikë./Arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...