Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas barazimit me Prishtinën me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.
Llapi luajti për një pjesë me një lojtar më shumë në fushë, nga ku ktheu rezultatin nga 1-0 në 2-1, por në fund u mbyll në barazim.
“Pjesa e parë ishte e dominuar lehtë nga Prishtina. Ne kishim disa gjysmëraste. Në pjesën e dytë ndryshuam taktikisht dhe shpejt shënuam gol. Dominuam në çdo aspekt, sidomos pas kartonit të kuq”.
“Po të ishim më të vëmendshëm në repartin defanziv do të largoheshim me tri pikë. Për ne ishte me rëndësi ta mbajmë larg Prishtinën me pikë”.
“Kemi mundur të marrim tri pikët, por ky është futbolli. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Unë u besoj djemve të ri dhe ata po tregojnë kualitet. Gashiani ka kualitet që shpejtë të jetë në ndonjë skuadër të madhe. Dhamë maksimumin dhe po të ishim pak më të vëmendshëm do të fitonim tri pikët”, ka thënë Batatina.
Kujtojmë Llapi pas këtij barazimi është në vendin e tretë, me 22 pikë./Telegrafi/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...