Shqipëria shënoi fitore të jashtëzakonshme të shtunën mbrëma në Leskovc ndaj Serbisë me rezultat minimal 0-1.
Tashmë kombëtarja ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para kësaj sfide në një konferencë për media ka dal trajneri Sylvinho, i cili ka folur për ndeshjen e kaluar, urimin që mori nga një mik i vjetër i tij si dhe sfidën e nesërme.
“Ndaj Serbisë, ndeshje jo normale. Llogaritë i bëjmë me 2 ndeshjet e mbetura në nëntor. Ndoshta kjo është hera e parë që Kombëtarja luan me 2 ndeshjet e fundit për kualifikimin në playoff. Në Serbi u luajt futboll në fushë, por e kuptoj rëndësinë e kësaj ndeshjeje edhe për tifozët. Ndaj Jordanisë jo thjesht miqësore, mendoj për ndeshjet e nëntorit.”
“Për tifozët kam thirrjen ta mbështesin Kombëtaren, është skuadër që lufton me gjak e me zemër. Rruga jonë është veç të ecim përpara.”
“Nga 1 te 10, sot e ndjej veten 9 si shqiptar! Ajo ndeshje nuk ishte e zakonshme, e kuptova dhe djemtë me gjak, shpirt dhe dëshirë ia arritën. Roberto Mancini më uroi gjithashtu, u kujtua për mua.”
“Tani, shanset për Botëror rriten, por na pret nëntori vendimtar gjithashtu. Me radhë. Kur u kthyem në mëngjes, tifozeria na priste, ata janë fantastikë dhe i duam gjithmonë t’i kemi.”
“Unë nuk i besoj fjalës miqësore, do bëj ndryshime në formacion, por pa e përmbysur gjithçka. Shanse për Caken dhe Gripshin gjithashtu”, deklaroi Sylvinho.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Jordanisë luhet nesër me fillim nga ora 19:00./Arbresh.info
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike