Sylvinho: Andorra nuk është kundërshtar i lehtë, Serbia vuajti ndaj tyre e Anglia mezi fitoi

18:20 | 12 Nëntor 2025
D.H

Shqipëria nesër luan ndeshjen më të rëndësishme në kampanjën kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Andorrës, ku një fitore e tyre dhe një triumf i Anglisë ndaj Serbisë, do t’ia siguronte kuqezinjve pozitën e dytë në grup.

Takimi nis nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

Para takimit në konferencë për media ka dal trajneri Sylvinho.

“Të tjerët mund të thonë që Andorra është një kundërshtar i lehtë në letër, por në fakt nuk është kështu. Serbia vuajti shumë ndaj tyre, Anglia mezi fitoi 0-1. Jemi të vetëdijshëm që nesër duan të marrin maksimumin nga ky takim.

Formacioni ndaj Andorrës? Me siguri nesër në drekë do e kem të qartë në mendjen time. Më shumë se skema dhe moduli, fokusohem te karakteristikat e kundërshtarit që kam përballë. Andorra është një kundërshtar që ta bën lojën të vështirë, ndaj do aktivizohen lojtarë që krijojnë hapësira për të tjerët.

Nuk jam i shqetësuar për minutat që lojtarët kanë në këmbët e tyre. Kemi 4-5 lojtarë që shënojnë”, tha Sylvinho.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme