Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibay është suspenduar për dy ndeshje pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Cagliarit.
Koulibalyt i ishte shfaqur direkt kartoni i kuq në fund të ndeshjes 1 me 0 të Napolit në shtëpi ndaj Cagliarit mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur ka ndëshkuar mbrojtësin për shfaqjen e “një qëndrimi mosrespektues” ndaj gjyqtarit Marco Di Bello.
Seleganezi është gjobitur gjithashtu me 10 mijë euro dhe do të humbas dy ndeshjet e ardhshme të Napolit në Serie A – kundër Brescias dhe Torinos.
Përveç tij, portieri i Milanit, Pepe Reina është suspenduar për një ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro disdencën e tij të shfaqur kundër Torinos./arbresh.info/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën