Është raportuar se arbitri Piero Giacomelli dhe kryesuesi i VAR, Luigi Nasca do të suspendohet për një muaj pas vendimeve të tyre kontraverse në ndeshjen Milan-Roma
Në këtë ndeshje kishte dy penallti që s’mund të quhen të tilla, një për gjithësecilën skuadër dhe ata do ta kenë vështirë që ta mbrojnë vetveten pasi që janë këshilluar ndryshe nga asistentet e tyre.
Si rezultat i kësaj, SportMediaset ka shkruar se shefi i arbitrave, Nicola Rizzoli do të suspendojë për një muaj Giacomellin dhe Nascan e VAR.
Ata nuk do të referojnë ndonjë ndeshje në Serie A si dënim për vendimet e këqija që morën derisa shefi i dhomës së VAR po ashtu do të suspendohet për gabimet e tij.
Në këtë shkrim thuhet se Milan nuk është dashur të marrë penallti për prekjen me dorë të Gianluca Mancinit, pasi që ai e bëri këtë kontakt vetëm pasi që u shty nga Zlatan Ibrahimovic.
Megjithatë ka një gabim pasi që Ibrahimovic nuk është dashur që të ndëshkohet për një shtyrje të lehtë që bëri. /GazetaExpress/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë