Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të javës së 12-të të sezonit 2021/22.
Në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”, Ulpiana do ta presë liderin Ballkanin.
Për ekipin lipjanas, edhe barazimi do të ishte rezultat pozitiv, kurse për suharekasit fitorja është detyrim për ta.
Kjo ndeshje starton në ora 13:00. Ndërsa, gjysmë ore më vonë do të startojë edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Drenicës.
Kampionia në fuqi, Prishtina është në krizë të rezultateve dhe i nevojitet patjetër fitorja për të mbetur me shpresa për mbrojtjen e titullit.
Në anën tjetër, Drenica me fitore eventuale dhe me një gabim të Ballkanit, mund ta marrë primatin në renditjen tabelare./reporteri/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit