Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të xhiros së 24-t.
Sfida e parë do të nisë prej orës 12:30, ndërsa do të përballen Prishtina me Dukagjinin, shkruan “Gazeta Express”.
Bardhekaltrit nuk kanë fituar qe tetë ndeshje dhe fitoren e fundit e kanë regjistruar pikërisht kundër ekipit nga Klina.
Nga ana tjetër, ekipi gjelbër e bardhë vjen nga fitorja ndaj Malishevës dhe i motivuar për të nxjerrë pikë në ndeshjen që do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali.
Në duelin tjetër të ditës, Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Ekipi i Bekim Isufit do të mundohet ta harrojë humbjen nga Dukagjini dhe ta fitojë këtë lojë për ta ruajtur pozitën e tretë, që çon në Evropë.
Po aq e rëndësishme kjo lojë është edhe për Gjilanin, i cili me një fitore eventuale do ta barazonte me pikë Malishevën dhe do t’i rriteshin gjasat për të dalë në Evropë në edicionin e ardhshëm.
Kjo xhiro nisi dje me dy ndeshje. Drita e fitoi derbin e madh me Ballkanin për ta bërë një hap gjigant drejt titullit të kampionit, kurse Ferizaj u ngrit në tabelë falë fitores së Llapit, për të cilin kjo humbje ishte një goditje e rëndë.
Xhiroja e 24-t do të mbyllet me ndeshjen e nesërme mes Suharekës dhe Feronikelit ’74.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...