Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, ku në program sot janë tre duele për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pret Llapin.
Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitoret pas disfatës në mesjavë, derisa Llapi kërkon vazhdimësi të rezultateve të mira.
Sfidë tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini përballet me Malishevën.
Ndërkohë në Lipjan, Prishtina e Re është nikoqir i Drenicës.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...