Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe me tri ndeshje mjaft interesante sot për të përmbyllur xhiron e 25-të.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të jetë ajo në mes Gjilanit dhe Llapit, ku skuadra e Ismet Munishit do të jetë nikoqir i llapjanëve në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ky takim nis me fillim nga ora 13:30.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe përballja mes Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Kjo xhiro përmbyllet me ndeshjen Drenica – Malisheva, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...