Sot zhvillohen dy ndeshjet e tjera të xhiros së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, e cila duket se është kthyer në formë pas nismës së dobët të këtij edicioni, sot në “Fadil Vokrri” do të jetë mikpritëse e Ulpianës.
Skuadra e Prishtinës, në dy javët e fundit kanë realizuar fitore, prandaj edhe në takimin e sotëm hyjnë me ambicie të qartë për t’i arkëtuar tri pikë të reja dhe për t’iu afruar kreut të renditjes.
Ndërkaq, përballje tjetër interesante dhe me rivalitet të madh do të jetë edhe Dukagjini me Dritën.
Të dyja ndeshjet do fillojnë në orën 15:00./arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar