Java e 24-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë me dy ndeshje ditën e shtunë.
Gjilani sot do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në ndeshjen më interesante të ditës së shtunë në IPKO Superligën e Kosovës.

Vendasit në ndeshjen e fundit kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj KEK-ut, ndërsa mysafirët kanë pësuar tri humbje radhazi.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve pasi nuk janë të qeta deri në fund të edicionit për t’i shpëtuar rënies.
Gjilani ditë më parë ka emëruar Gentjan Mezanin në postin e trajnerit.
‘Skiferat’ janë duke shpresuar që trajneri i ri Gentjan Mezani do ta drejtojë skuadrën drejt fitores.
“Skifterat përshëndesin përzgjedhjen e klubit për të ia besuar timonin e ekipit trajnerit te ri dhe të njëjtit i dëshirojnë mirëseardhje duke i ofruar mbështetjen e plotë në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e klubit./arbresh.info/
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...