Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të.
Sezonin pranveror ka startuar dje, sezon që pritet të sjellë duele të zjarrta në garën për titull të kampionit.
Sonte Vëllaznimi i bën ‘konak’ Pejës, në një përballje, që pritet të sjellë basketboll e atmosferë të bukur në Gjakovë.
Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët tetë fitore e gjashtë humbje.
Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina është një duel tjetër joshëse që vjen sonte, ku të dy skuadrat do të japin gjithçka për fitore, pasi është një përballje shumë e rëndësishme.
Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, derisa prishtinasit gjashtë fitore e tetë humbje.
Java 15
Sonte takohen:
19:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”