Ka përfunduar edhe xhiroja e dytë në dy kategoritë, të meshkujve dhe të femrave për Superligën A në volejboll.
Në kategorinë e meshkujve, Theranda është mposhtur nga Prishtina Volley me rezultat 0 : 3, derisa Ferizaji e ka mposhtur Lubotenin me rezultat 3 : 0, shkruan portali arbresh.info.
Pas këtyre ndeshjeve, Prishtina Volley prinë me dy ndeshje dhe dy fitore, ndjekur nga Ferizaji me të njëtat rezultate, kurse dy pozitat e fundit Theranda dhe Luboteni kanë nga dy humbje.
Kurse, në kategorinë e femrave Drita e ka mposhtur Kastriotin me rezultat të ngushtë 3 : 2, derisa me të njëjtin rezultat ka fituar edhe M Technologie ndaj Skenderajit.
Në tabelë prinë Drita me dy fitore, ndjekur nga Kastrioti dhe M Technologie, skuadra të cilat kanë nga një fitore dhe një humbje, kurse Skenderaj ende s’ka fituar, derisa ka dy humbje./arbresh.info.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë