Superkupa e Spanjës ka hequr vazhdimet në rast barazimi pas kohës së rregullt, ndaj gjithçka vendoset direkt me penallti.
Ky faktor mund të jetë vendimtar dhe Barcelona ka arsye të jetë relativisht e qetë, pasi Joan García ka treguar se di të përballet me goditjet nga pika e bardhë, edhe pse në këto raste avantazhi zakonisht është i gjuajtësit.
Në sezonin 2024/25 të LaLigës me Espanyolin, Joan García priti dy nga gjashtë penalltitë që iu gjuajtën. Ai ndali Muriqin e Mallorcës dhe Abden e Betisit, por pavarësisht pritjeve të tij, Espanyoli humbi të dyja ndeshjet: 2-1 ndaj Mallorcës dhe 1-0 kundër Betisit.
Tashmë si portier i Barcelonës këtë sezon, ai ka pësuar dy gola nga penalltia në dy goditje të ekzekutuara kundër tij: Morales shënoi për Levanten, ndërsa Cucho Hernández për Betisin.
Në total, që nga debutimi në LaLiga, Joan García është përballur me tetë penallti (me Espanyolin dhe Barcelonën), duke pritur dy prej tyre, çka përkthehet në një përqindje suksesi prej 25%.
Sonte, Joan García do të luajë ndeshjen e tij të parë në Superkupën e Spanjës, në gjysmëfinalen ndaj Athletic Clubit.
i vjen në këtë përballje në një formë shumë të mirë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në derbin kundër Espanyolit, ish-skuadrës së tij, më 3 janar./Arbresh.info
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, ...