Edhe një risi në futbollin spanjoll do të ndodh gjatë këtij viti kalendarik.
Luis Rubiales njoftoi sot krijimin e një modeli të ri për Supercopa, me një format të tillë që ekziston në basketboll.
Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur idenë që brenda një viti të organizohet një “final-four” i futbollit si në stilin e basketbollit, transmeton Telegrafi.
Dy klubet e para La Ligës si dhe dy finalistët e Copa del Rey do të përballeshin me njëri-tjetrin në një formë gjysmëfinale dhe finale.
Edicioni i parë në këtë format do të mbahet këtë vit, pasi të miratohet në Kuvend. Do të jenë tri ndeshje, dy gjysmëfinale si dhe një finale, pa takim për vendin e tretë dhe të katërt.
Kjo Supercopa e re do të luhet javën para fillimit të Ligës dhe do të luhet vetëm në një stadium brenda dy apo tre ditëve.
Ndryshe, kampioni i ligës elitare spanjolle si dhe Kupës aktualisht është Barcelona.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...