Lideri në La Liga ka përforcuar kreun në tabelë me fitoren e sotme (e diele) kundër Deportivo Alaves.
Barcelona ka arritur të sigurojë tri pikë të plota në Camp Nou duke përmbysur rezultatin ndaj Deportivo Alaves në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Philippe Coutinho, i cili është transferuar në fillim të këtij muaji për 160 milionë euro nga Liverpooli, bëri paraqitjen e parë në La Liga nën fanellën e Barcelonës duke luajtur gjithsej 66 minuta para se të zëvendësohej me Paco Alcacer.

Me golin e realizuar në minutën e 23′ të pjesës së parë pas një kundërsulmi të shpejtë që finalizuar mirë nga John Guidetti pas asistimit nga Ibai Gomez, Deportivo Alaves udhëhoqi për 1 me 0 deri në minutën e 72′. “Blaugranët” u rikthyen duke barazuar fillimisht rezultatin përmes sulmuesit uruguaian Luis Suarezit pas një asistimi të jashtëzakonshëm nga mjeshtri i mesfushës Andres Iniesta.

Goli i dytë dhe i fitores erdhi vetëm 12 minuta më vonë. Superylli Lionel Messi realizoi një supergol nga gjuajta e lirë për t’i dhënë tri pikë të plota skuadrës së Ernesto Valverdes.
Barcelona tani ka 11 pikë të pastra në krye të tabelës me gjithsej 57 pikë, ndërsa Deportivo Alaves qëndron pranë zonës së dëbimit me vetëm 19 pikë./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuara këtë ndeshje:
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C