Valencia ka fituar me rezultat 5-0 ndaj Malagas, ndërsa sulmuesi italian Simone Zaza ka shënuar het-trik.
Zaza këtë e ka arritur brenda tetë minutave ku golin e parë e ka shënuar në minutën e 55-të, të dytin në minutën e 60-të, ndërsa të tretin në minutën e 63-të.
Simone Zaza bëhet i katërti italian që shënon het-trik në La Liga.
Ish sulmuesi i Sassuolos, Juventusit dhe West Ham United, ka shkëlqyer në këtë takim.
Italiani i parë që kishte shënuar het-trik ishte Christian Vieri në vitin 1997 kundër Real Zaragoza me fanellën e Atletico Madridit. Vieri ka shënuar edhe katër gola ndaj Salamancas.
Ky është sezoni i dyti i Zazas te Valencia.
Simone Zaza këtë sezon ka shënuar katër gola dhe është i dyti në ranglistë të La Ligas pas Lionel Messit me 9 gola.
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...