Lionel Messi ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në El Clasico ndaj Real Madridit dhe për këtë tregojnë edhe statistikat e tij.
Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 3-0 El Clasicon e parë të sezonit ndaj Real Madridit, në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas i Blaugranëve, Lionel Messi, i cili dhuroi një paraqitje mbresëlënëse.
Paraqitjen brilante të Messit në El Clasico ndaj Mbretërve e tregojnë edhe statistikat e tij, të cilat ishin larg nga rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo.
Messi arriti të shënoj një gol në këtë takim, atë të epërsinë 2-0, ndërsa dhuroi edhe një asistim për Aleix Vidal tek rezultati 3-0.
Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra nga sulmuesi argjentinas, pasi ai kishte edhe plot 88 për qind të pasimeve të sakta në El Clasico.
Ylli i gjigantit katalunas gjithashtu ishte i mirë edhe në krijimin e shanseve për gol për bashkëlojtarët e tij, duke krijuar plot nëntë të tilla.
10-shi i Barcelonës përmbylli paraqitjet e tij brilante edhe me gjashtë driblime të suksesshme. /Telegrafi/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...