Një super pjesë e parë është zhvilluar në “Santiago Bernabeu” në duelin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, ku janë shënuar tre gola gjithsej.
Fillimisht, Real Madridi kaloi në epërsi me Rodrygon në minutën e 28-të, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë, City barazoi me O’Reillyn. Derisa, dy minuta para fundit Clement Turpin pas një rishikimi në VAR, i dha penalltive mysafirëve për një ndërhyrje të Rudigerit në Haalandin.
Norvegjezi ishte i saktë nga 11 metra dhe i dha epërsinë anglezëve në “Bernabeu”./Arbresh.info
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...