Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një mesfushor defensiv, duke qenë se Marc Casado nuk e bind dhe me siguri spanjolli do të largohet gjatë merkatos së ardhshme. Në këtë pozicion luan edhe Marc Bernal, por është ende i ri dhe akoma nuk mund të jetë një titullar fiks.
Për këtë arsye, Flick ka kërkuar një përforcim me patjetër në këtë repart. Drejtuesit e Barcelonës kanë piktetuar Ryan Gravenberch, mesfushorin holandez të Liverpool-it.
Së pari, Gravenberch dallohet për cilësinë teknike, së dyti mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, bën që ai të jetë një përforcim për të tashmen por edhe për të ardhmen e afërt.
Edhe pse situata financiare e katalanasve nuk është optimale, drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe synojnë të bëjnë një ofertë afër 50 milionë eurosh për të nënshkruar me holandezin në merkaton e verës së ardhshme.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...