Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, po qëndron për vizitë në Kroaci si mysafir i Hajdukut të Splitit.
Me këtë rast presidenti Vokrri, sonte, ka takuar futbollistin tonë që është pjesë e këtij klubi, Ardian Ismajli dhe menaxherin Enver Raça.
Gjatë këtij takimi futbollisti Ardian Ismajli ka konfirmuar se edhe në ardhmen do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës.
Në këtë mënyrë janë hequr të gjitha dilemat që ishin ngritur kohë më parë nga mediat dhe janë demantuar zërat dhe shkrimet se Ismajli mund t’i bashkohet Shqipërisë.
Ardian Ismajli ka qenë lider i Kombëtares së Kosovës U21 në ndeshjet për kualifikimet e Evropianit 2019, ku ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme.
Ai ka treguar formë të mirë edhe në skuadrën kroate, derisa pa dyshim është një potencial i madh i Kombëtares së Kosovës.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri