Tom Brady drejtoi Tampa Bay Buccaneers në një fitore të rehatshme me rezultat 31-9 kundër Kansas City Chiefs për të zgjatur rekordin e tij me 7 fitore në Super Bowl.
Në sezonin e parë pas një karriere të mrekullueshme 20-vjeçare me New England Patriots, qendërmbrojtësi ndihmoi Tampa Bay të bëhet ekipi i parë që fiton Super Bowl në stadiumin e tyre, raporton BBC.
Pavarësisht përballjes me Kansas City dhe qendërmbrojtësin e tyre të ri Patric Mahomes, të cilët ishin favoritë, Brady bëri tre pasime për ‘touchdown’ për të parandaluar ‘the Chiefs’ të bëhen kampion të NFL dy herë radhazi që kur e fituan Brady me Patriotët në sezonin 2004.
Në moshën 43 vjeçare dhe 188 ditësh, Brady u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në lojën më të madhe në sportin e Shteteve të Bashkuara, duke zgjatur rekordin e tij me 10 paraqitje në Super Bowl dhe duke iu bashkuar Peyton Manning si qendërmbrojtësit e vetëm që fituan Super Bowl me dy ekipe të ndryshme, transmeton arbresh.info.
Tashmë i njohur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i NFL, Brady vendosi të largohej nga New England për një sfidë të re dhe u josh nga Tampa Bay, të cilët titullin e vetëm të Super Bowl e kishin fituar në sezonin 2002./arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...