Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger do të shtroj një ofertë prej 30 milionë euro për anësorin brazilian të Bordeauxit, Malcom, gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve, një marrëveshje që mund t’i hap rrugë Alexis Sanchezit për largim nga Emirates.
Malcom, vetëm 20 vjeç, ka shënuar pesë gola deri tani te gjiganti në Liga 1, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi, i cili mund të luaj në çdo pjesë të linjës frontale, iu bashkua Bordeauxit në vitin 2016 nga skuadra braziliane Corinthians dhe ka impresionuar qysh pas transferimit në Francë.

Malcom ka qenë pjesë e skuadrave U20 dhe U23 të Brazilit dhe performancat e tij të mira rreth bordit kanë kapur syrin e vëzhguesve të Arsenalit dhe trajnerit Arsene Wenger.
Bazuar në ‘Eyefootball’, Arsenali ka në plan të rindërtoj skuadrën në janar gjatë merkatos së transferimeve.
Malcom është një alternativë e Sanchezit, transferimi i të cilit te Manchester City dështoi në ditën e fundit të merkatos së kaluar verore./arbresh.info/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...