Një futbolliste është dënuar në formë të përhershme nga çdo aktivitet sportiv në futboll pas sulmit të ashpër ndaj kundërshtares së saj duke qëndruar mbi të dhe duke e goditur vazhdimisht në kokë.
Silvija Sekacic është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet Zeljeznicar dhe Mladost për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj Adnu Ljubanovices deri në momentin kur ishin ndarë, transmeton portali arbresh.info.
Sekacic nuk ka shprehur aspak keqardhje duke thënë pas gjithë kësaj: “Karton i kuq, por të paktën nëse asgjë tjetër më shumë, unë e kam rrahur atë”.
Komiteti Disiplinor i Futbollit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka reaguar për këtë duke e ndaluar atë nga çdo aktivitet sportiv./arbresh.info

Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...