Ish-trajneri i Brazilit, Tite, është sulmuar dhe grabitur dje në rrugët e Rio de Janeiros.
Ai ishte duke ecur nëpër lagjen Barra da Tijuca, një zonë periferike dhe e pasur e Rio, kur u sulmua nga një person, transmeton IndeksOnline.
Ish-trajneri i “Seleçaos” kishte qëllim të kalonte pa u vënë re, por një person e njohu dhe e sulmoi, duke i marrë me dhunë një send me vlerë (dyshohet së bëhet fjalë për një varëse).
Personi në fjalë (ende i paidentifikuar), e kritikoi fillimisht për eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës, para se t’i merrte më dhunë bizhuterinë.
Të njëjtat informacione konfirmojnë se Tite nuk ka pësuar dëmtime fizike.
Brazili dështoi në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...