Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal insiston që treshja në front e Bayern Munichut janë “më e vështira për tu mbrojtur kundër tyre”.
Kampioni gjerman pritet të vendos në formacion treshen Arjen Robben, Robert Lewandowski dhe Franck Ribery kundër Madridit në Bavaria mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Treshja e përbërë nga Robben, Lewandowski dhe Ribery janë më e mira dhe ata do të jenë më të vështirët për tu mbrojtur kundër tyre”, citohet të ketë thënë Carvajal për ‘Marca’.

“Nga pikëpamja defanzive, ata janë shumë të rrezikshëm sa i përket markimit duke e ditur që ata mund të krijojnë hapësirë dhe të shënojnë nga çfarëdo pozite. Por, ne duhet të fokusohemi në planet tona dhe në objektivat, do të jetë e mahnitshme për të fituar titullin [në Ligë të Kampionëve] për të tretën herë radhazi”
“Ne do shkojmë në këtë ndeshje me plotë motivim dhe entuziazëm”
Ndeshja ndërmjet Bayern Munichut dhe Real Madridit zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...