
C
Konferenca e paralajmëruar në mes FBK-së dhe KB Golden Eagle Ylli lidhur me organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll, u mbajt sot dhe u konfirmua zyrtarisht që KB Golden Eagle Ylli ka plotësuar kushtet për mbajtjen e kësaj ngjarje.
Organizatorët premtuan shikueshmëri dhe thanë se spektakli nuk do të mungoj, pasi nga ana e tyre janë duke u marrë të gjitha masat që ky eveniment të jetë sa më madhështor.Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Më 28 shkurt do të luhen dy ndeshje çerekfinale, Rahoveci-Kerasan Prishtina dhe Golden Eagle Ylli-Borea, kurse më 1 mars në program janë dy takimet tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja dhe Bashkimi – Trepça.
Më 2 mars do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse më 4 mars finalet në të dyja konkurrencat. Ceremonia hapëse e Final 8 të Kupës së Kosovës do të bëhet të mërkurën.
Në konferencën e radhës që do të organizohet nga KB Golden Eagle Ylli pak ditë para fillimit të Final 8, të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e klubit, të FBK-së, si dhe kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse. Gjithashtu këtë ditë do të akreditohen edhe mediat që do ta përcjellin këtë ngjarje. /Insporti.com
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...