Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka komentuar referimin e gjyqtarit, Iglesias Villanueva, pas fitores 2 me 1 ndaj Alaves.
Pas përfundimit të takimit, tifozët kundërshtarë të Barcelonës kanë reaguar duke thënë se gjiganti kataluanas u ndihmua nga gjyqtari.
“Jemi duke i arritur objektivat tonë si skuadër dhe në aspektin individual jam shumë i lumtur”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.
“Në pjesë e dytë e dinim se çfarë duhet bërë dhe morëm në fund tri pikë. Ishte një debutim i vështirë për Philippe Coutinhon në Camp Nou në ligë. Por, Philippe bëri mirë dhe skuadra është e lumtur me kontributin e tij”.
“Referimi? Topi preku dorën e Umtitit dhe ato janë situata të vështira në të cilat gjyqtarët vendosin”.
“Por, në pjesën e parë mua duhej të më jepte një penallti gjithashtu”, ka shtuar Suarez.
Suarez ka shënuar në tetë ndeshje radhazi në top pesë ligat evropiane.
31 vjeçari ka shënuar 11 gola në këtë sezon. /arbresh.info/
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...