Stuttgart ka shënuar fitore ndaj RB Leipzig me rezultat 3-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, me Angelo Stiller që shënoi në minutën e 6-të për 1-0.
Lois Openda kishte tre raste për RB Leipiz që të barazonte rezultatin, por që nuk ia arriti të shënojë, pasi Alexander Nubel ishte në vend në të trija rastet.
Pjesa e parë edhe përkundër rasteve, nuk sjelli gola të tjerë, me të dytën që ishte më intersante.
Në minutën e 57-të, Nick Ëoltemade shënoi për 2-0 në të mirë të Stuttgart.
Por pas pesë minutash, ishte Benjamin Sesko që zbuti rezultatin në 2-1, por kjo ishte e gjitha.
Stuttgart ktheu sërish epërsinë prej dy golave, me Woltemade që asistoi te Jamie Leweling i cili gjeti rrjetën për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Stuttgart iu bashkua në finale Arminia Bielefeld, që shkaktoi befasinë më të madhe këtë edicion.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë