Mediat portugeze raportojnë se kalimi i Stefano Sturaros te Sporting CP ka ngecur për shkak të moskompletimit të ekzaminimeve mjekësore.
Sipas Record, mesfushori i Juventusit ka dështuar në testet mjekësore për shkak të një lëndimi në dorë.
Tashmë janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet dy klubeve, ndërsa thuhet se Sportingu nuk do t’i paguajë dy milionë eurot për huazimin e tij.
Nga ana tjetër, O Jogo raporton se edhe lojtari akoma nuk ka arritur marrëveshje personale me klubin portugez, ashtu që transferimi mund të dështojë.
25-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2014 kur u transferua nga Genoa, por atë sezon mbeti i huazuar te skuadra paraprake.
Duke qenë se nuk bën pjesë në planet e Massimilano Allegrit, Zonja e Vjetër vendosi ta largonte nga skuadra.
Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat edhe për Italinë, ndërsa nga viti 2016 është përfshirë në ekipin e parë, ku deri më tani i ka regjistruar shtatë paraqitje. /Telegrafi/
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...