Struga bie edhe në takimin e dytë ndaj Slovan Bratislava-s, ndeshje e raundit të parë kualifikues të Champions League, duke mbyllur rrugëtimin në këtë kompeticion.
Skuadra shqiptare kampione në kampionatin e Maqedonisë së Veriut u mund në shtëpi me rezultatin 1-2, ndërsa ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar me fitoren 4-2 të skuadrën sllovake.
Ndeshja e zhvilluar në “SRC Biljanini Izvori” në Ohër u zhbllokua në minutën e 9’ me Weiss që kaloi Slovan Bratislava-n në avantazh, teksa autogoli i Ristevski-t dyfishoi avantazhin e miqve në minutën e 34’.
Struga provoi të reagojë, por shënoi vetëm një gol në minutën e 85’ me Compaore, megjithatë në fund u eliminua nga Champions League.
Tashmë ekipi i Strugës do ta vazhdojë rrugëtimin në Conference League, ku do të përballet me armenët e Pyunik.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës