Thomas Strakosha është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion me Lazion. Në 11 ndeshje në Serie a, Strakosha ka qëndruar gjithmonë në portën e Lazios duke i dhënë siguri klubit kryeqytetas, shkruan telegrafi.
Por talenti shqiptar është duke u ankuar në pësimin e golave thuajse në çdo ndeshje dhe kjo e ka lodhur atë. Lazio është ndër skuadrat me sulmin më të mirë në kampionat, por që ka pësuar 12 gola që i bije më shumë se një për ndeshje. 22-vjeçari ka deklaruar se objektivi i tij kryesor është të mos pësojë shumë gola.
“Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje”.
“Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, ka deklaruar Strakosha.
Në ndeshjen e radhës në Serie A, Lazio do të luaj në Olimpico përballë Udineses.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës