Thomas Strakosha duket se ka vendosur të vazhdoj kontratën me Lazion, përkundër ofertave të shumta që kanë ardhur në drejtim të tij.
Portieri shqiptar ka bërë paraqitje shumë të mira kohëve të fundit dhe interesimi për të nuk ka munguar kryesisht nga skuadrat angleze.
Watford dhe Newcastle United janë dy ekipet që e pëlqejnë Strakoshën, teksa edhe në Itali ai pëlqehet nga Napoli dhe Fiorentina.
Por duket se e ardhmja e shqiptarit do të vazhdoj në kryeqytetin italian, përkundër se kontrata me Lazion i skadon në verë.
26-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, drejtorit sportiv Igli Tares dhe presidentit Claudio Lottito se ka disa kushte para se të vazhdoj kontratën.
Strakosha është gati ta vazhdoj kontratën për katër vite të tjera, por dëshiron pagë prej dy milionë eurove në sezon.
Gjithashtu portieri shqiptar ka kërkuar edhe një pagesë prej 2,5 milionë eurove para në dorë në momentin e nënshkrimit të kontratës.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë gjithashtu i ka kërkuar drejtuesve të klubit edhe garanci se do të luaj.
Gjitsesi tani gjithçka mbetet në dorën e Tares dhe Lotitos nëse do t’i pranojnë kërkesat e portierit shqiptar.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...