Ylli i Chelseat dhe Anglisë, Raheem Sterling thotë se nuk do të kthehet në Kupën e Botës në Katar derisa familja e tij të jetë e sigurt pas një grabitjeje në shtëpinë e tij.
Sterling, i cili mungoi në fitoren 3-0 të “Tre Luanëve” ndaj Senegalit të dielën, është larguar nga kampi anglez i Kupës së Botës dhe është kthyer në Britani të Madhe pasi disa grabitës të armatosur hynë në shtëpinë e tij të shtunën mbrëma.
Familja nuk u raportua se janë dëmtuar në atë rast, por 27-vjeçari, një nga lojtarët më të besuar të Gareth Southgate nuk është ende gati të kthehet dhe aktualisht po ndihmon policinë me hetimin e tyre mbi rastin, përcjellë KosovaPress.
Sipas burimeve të “The Sun”, Raheem u ka thënë të gjithëve, “Nuk ka asnjë mënyrë që të shkoj diku nëse nuk jam 100 për qind i sigurt se familja ime do të jetë e mbrojtur.”.
Shumë nga bashkëlojtarët e tij në Angli kanë dërguar mesazhe mbështetjeje pas lajmeve për incidentin, ndërsa sipas “The Telegraph”, disa lojtarë në skuadrën e Southgate kanë vënë roje të sigurisë në gatishmëri 24-orëshe nga frika se mund t’iu ndodhë edhe atyre.
Sterling shënoi në ndeshjen e parë të Anglisë në Kupën e Botës 2022, ndërsa skuadra e Southgate mposhti Iranin 6-2 me “Tre Luanët” rikthehen në aksion të shtunën, ndërsa përballen me Francën në çerekfinale.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...